Taylor Swift dhuron 5 milionë dollarë për të prekurit nga uraganet Helene dhe Milton

schedule09:26 - 10 Tetor, 2024

schedule 09:26 - 10 Tetor, 2024

Taylor Swift ka dhuruar 5 milionë dollarë për të prekurit nga uraganet Helene dhe Milton. CEO e Feeding America, Claire Babineaux-Fontenot lëshoi ​​një deklaratë të mërkurën, duke konfirmuar donacionin.

“Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës Taylor Swift për dhurimin e saj bujar prej 5 milionë dollarësh. Ky kontribut do të ndihmojë komunitetet të rindërtohen dhe të rimëkëmben, duke ofruar ushqim thelbësor, ujë të pastër dhe furnizime për njerëzit e prekur nga këto stuhi shkatërruese.”, thuhet në deklaratë.

Dhurimi i yllit amerikan vjen vetëm disa javë pasi Helene goditi Floridën si një stuhi vdekjeprurëse e kategorisë 4. Helene shkaktoi dëme në 6 shtete amerikane, me përmbytje katastrofike dhe shumë të vdekur.

Së fundmi, Florida u godit nga një tjetër uragan “Milton”, i konsideruar si “stuhia e shekullit”./abcnews.al