NRG Band sjell këngën e re “Aman”, Besnik Qaka: E bazuar në histori të vërtetë, flet për një çift që u nda nga lufta

schedule09:33 - 10 Tetor, 2024

schedule 09:33 - 10 Tetor, 2024

NRG Band ka publikuar së fundmi këngën më të re të titulluar “AMAN”, një baladë që përcjell një mesazh domethënës. Këngëtari Besnik Qaka, në një intervistë për emisionin “ABC e mëngjesit”, tregoi se teksti i këngës është i bazuar në një histori të vërtetë dashurie gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ai tha se kënga flet dy të rinj që u ndanë nga lufta, dhe takohen rastësisht pas shumë vitesh pasi kanë krijuar familje.

“Teksti bazohet në histori të vërtetë. Flet për një muzikant të vjetër që është marrë më përpara me muzikë. Ai shet petulla në qytet. Ka dashur një vajzë dhe që nga ’99 s’e ka parë më. Pas një kohe të gjatë, vajza vjen me dy fëmijët e saj dhe blen petulla te ai. Të dy janë shtangur sepse ka qenë një moment i vështirë për shkak se e kanë dashur shumë njëri-tjetrin. Ka qenë koha e luftës. Ka qenë i pamundur komunikimi dhe i ka ndarë lufta. Pastaj pas një kohe të gjatë, kur ajo ishte nënë me dy fëmijët e vet, e martuar. Edhe ai është martuar, por në një moment ka qëlluar rrugës për në qytet dhe është ndalur për t’i blerë fëmijëve petullave.”, tregoi mes të tjerash këngëtari.

Qaka foli gjithashtu edhe për të bijën, e cila së fundmi është bërë virale me një cover që kanë realizuar së fundmi.

“Ka dëshirë të këndojë në shtëpi. E mora në studio, thashë të bëjmë një incizim më profesional. Brenda dy ditëve, videoja ka shkruar rreth 4 milionë për shikueshmëri“, u shpreh këngëtari./abcnews.al