Triblime me taka dhe akrobaci me top/ Adelina, futbollistja virale e rrjeteve sociale

schedule09:01 - 10 Tetor, 2024

schedule 09:01 - 10 Tetor, 2024

Adelina Hyseni, ka luajtur 10 vite futboll në një ekip profesionist në Gjermani.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Hyseni, e cila tanimë e ka lënë futbollin profesionist, tha se merret me rrjetet sociale, ku poston video të saj, duke bërë tyriblime me taka dhe akrobaci me top.

“Kam luajtur 10 vjet futboll. Por, në Gjermani kam luajtur. Më ka pëlqyer sporti. Vesh edhe taka, mendova të bëj diçka të veçantë. Kam luajtur 10 vjet me një ekip gjerman, tani e kam lënë futbollin. Merrem me rrjete sociale, video futbolli. Kam luajtur mesfushore. Vetëm me rrjete sociale, për modë akoma nuk e kam menduar. Mendoj që në rrjetet sociale të kombinoj futbollin me pamjet”, theksoi ajo./abcnews.al