Kampionati i Evropës pa kontratë/ Trajneri i Spanjës ankohet për gjendjen, De la Fuente: Kjo nuk do të ndodhte me emra të tjerë

schedule19:16 - 9 Tetor, 2024

schedule 19:16 - 9 Tetor, 2024

E pamundur të besohej nëse nuk do ta thoshte vetë.

Trajneri kampion i Evropës në futboll për djem nuk ka marrë ofertë të re për të rinovuar kontratën, edhe pse fitoi titullin këtë verë në Gjermani dhe këtë Luis de la Fuente ka deklaruar hapur në një emision televiziv në Spanjë, duke shprehur gjithë pakënaqësinë e tij.

Tekniku i “Furive të Kuqe” tha se nuk është normale që një kampion i Europës të jetë pa kontratë, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk do të kishte ndodhur nëse në stol do të kishte qenë paraardhësi i tij, Luis Enrique.

Po ashtu, De La Fuente zbuloi se vazhdon të jetë në të njëjtat kushte financiare, siç ishte kur drejtonte Spanjën U21, me të cilën gjithashtu u shpall kampion i Evropës.

E vërteta është që Federata Spanjolle e Futbollit po kalon probleme, pas skandaleve të shumta dhe dorëheqjes së presidentëve, ndryshe nga kombëtarja që ka dominuar kontinentin dhe ende nuk dihet sesa kjo mund të ndikojë në paraqitjen e Spanjës në ndeshjet e Ligës së Kombeve. /i.m /abcnews.al