28-vjeçari Marjo Bello është shpallur në kërkim nga policia në Sarandë.
Sipas policisë 28-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezër 37 dhe 34 vjeç, Eduart Vasili dhe Emiljo Vasili.
Raportohet se dy vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e 28-vjeçarit.
/abcnews.al/