Shkon në tre numri i protestuesve të dhunshëm, që policia e Tiranës ka vënë në pranga pas tubimit të organizuar paasditen e 7 tetorit nga opozita.
Pas identifikimit, forcat e rendit arrestuan 49 vjeçarin Sokol Bushkolaj nga Kruja.
Ai theu masën e sigurisë arrest në shtëpi të caktua më herët nga gjykata ku akuzohej për dhunë në protesta të mëparshme, dhe të hënën doli sërish në tubim e hodhi molotovë ndaj forcave të rendit e godinave shtëtërore.
Të hënën ai ndodhej i maskuar me bluzë në kokë dhe ishte një nga protestuesit që hidhte motolotovë e sende të forta tek policsët, dhe jo vetëm. Po këtë taktikë, 49 vjeçari nga Kruja kishte kryer edhe në protestat e mëparshme para Bashkisë së Tiranës, ku hidhte molotovë tek forcat e rendit e gazetarët e medias.
Bushkolaj akuzohet për tre vepra penale, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në pranga u vu edhe 47 vjeçari Gentjan Tuga, i akuzuar për “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Si tubues të dhunshëm, policia procedoi në gjendje të lirë edhe 5 protestues të tjerë, duke e çuar në total numrin në 8. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë 9 persona të tjerë.
Të martën, në gjendje të lirë u proceduan edhe 3 organizatorët e protestës së dhunshme, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Ervin Minarolli.
Nga protesta e dhunshme mbetën të lënduar 10 efektivë policie dhe dy protestues, babë e bijë./abcnews.al


