Janë të paktë ata persona, të cilët investojnë shumë pak para për të ardhmen e tyre, por fitimet që përftojnë janë të mëdha.
Mirëpo, fati i ka buzëqeshur një të riu, i cili e ka nisur karrierën e tij me shumë pak para dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të kapë majat.
Ai është një student 20-vjeçar dhe ka treguar supermakinën e tij të veshur me ar, pasi zbuloi se është në rrugën e duhur për t’u bërë një milioner para se të mbushë 21-vjeç.
Gurvin Singh, i cili e nisi gjithçka me vetëm 130 dollarë investim, po fiton mijëra dollarë fitime çdo muaj falë aftësive të tij, pasi mësoi si të tregtojë monedha në tregun e këmbimit valutor “Forex”.
20-vjeçari arrin të fitojë 130 mijë dollarë në muaj, falë interesave të tij të ndryshme në biznesin e “Forex”, kurset e trajnimit që ai ka krijuar dhe ndërmarrjet e tjera.
I riu, i cili studion në vitin e tretë për mjekësi në Universitetin e Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar dëshiron që të bëhet doktor, por paralelisht do të merret edhe me tregun e këmbimit valutor, që e ka shndërruar në një milioner të vërtetë./abcnews.al