Billie Eilish është një prej artisteve të reja që po merr vëmendje të madhe kohët e fundit. Dje u shpallën nominimet e çmimeve Grammy dhe ajo kryesonte listën duke lënë pas emra të njohur të industrisë së muzikës.
Billie është e nominuar në gjashtë kategori, të cilat janë: Albumi i vitit, Hiti i vitit, Kënga e vitit, Artisti i ri më i mirë, Performanca më e mirë solo pop dhe Albumi më i mirë pop vokal.
Në janar të vitit të ardhshëm do mbahet eventi që do përcaktojë nëse artistja do arrijë të rrëmbejë ndonjë çmim.
Billie ka filluar të këndojë që në moshë të re, por kulmin e karrierës e arriti në mars të këtij viti me këngën “Bad Guy”.
Ky projekt numëron mbi 640 milionë klikime në Youtube.
Këngëtarja 17-vjeçare foli se si ajo e përballonte famën gjatë emisonit live të Jimmy Kimmel.
Billie gjithashtu do të japë performancën e saj të parë të çmimit të dielën gjatë American Music Awards.
Billie Eilish konkuron me Ariana Grande e cila ka gjithashtu 6 nominime ,ndërkohë i pari që kryeson është Post Malone me 7 nominime.
Jimmy e pyeti Billie nëse ajo u ndje konkurruese kur interpretonte me artistë të tjerë.
“ Pak a shume do thoja ,por më tepër ndihem konkurente me veten time, të bej atë çfarë unë di më mirë pa u ndjerë në presion nga artistë që mund të kenë vite karriere apo famë më shume se unë.
“Konkurimin çdokush duhet ta shohi tek vetja ,”: u shpreh këngetarja./abcnews.al