“Kemi zgjeruar zonat e mbrojtura”, Rama: Do zgjidhim problemin e pronave nga Himara në Theth

schedule11:18 - 8 Tetor, 2024

schedule 11:18 - 8 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama deklaroi se janë zgjeruar me 25 përqind më shumë, zonat e mbrojtura në vend.

Gjatë një takimi me kryetarë bashkish dhe disa ministra, Rama u shpreh se do të zgjidhet problemi i pronave, nga Himara në Theth.

“Nga eksperienca dhe nga çfarë bëmë me Thethin, por edhe nga çfarë po bëjmë me Bashkinë e Himarës, duhet bërë ndarje e qartë, se e kujt ka qenë aty prej kohësh dhe kush ka ardhur dhe ka ndërtuar aty në shkelje të ligjit të zonave të mbrojtura. Është e paimagjniueshme që ata që kanë pasur shtëpitë e katragjyshërve, nuk kanë akoma hipotekën. Në Theth, provesi në pjesën më të madhe është mbyllur. Tani është edhe zona tjetër që po merremi.

Ata që janë destinacion turistik europian, aty ka jetuar në breza familja. Pjesa tjetër është më problematike, jo sepse shtëpitë e ndërtuara rishtaz rrezikohen si pronë dhe se do të vijë dita që do të hiqen të gjitha, por sepse duhet gjetur mënyra sesi të balancohet midis mundësisë që jep sigurinë për investimin që ka bërë, por edhe mundësinë që një brez tjetër, të pastrojë pika të caktuara në zonat e mbrojtura, që rrisni kapacitetin e vet ekonomik, duke u dhënë mundësi të marrin shtëpi në një pikë tjetër. Pasi të bënim frenim, është ndërtuar keq, dëmshëm në shumë zona, kemi bërë njëz gjerim të territorit të zonave të mbrojtura. Detyrimet në lidhje me këto historitë e klimës, natyrës, do shtohen”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!