Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Beograd, teksa është takuar mehomologun e tij, Aleksander Vuciç.
Në këtë takim është diskutuar edhe për iniciativën e “Minishgenit” për të cilën Pendarovski i ka thënë Vuçiçit se duhet ta përfshijë edhe Kosovën pa ia paragjykuar statusin.
“Do të ishte mirë sikur i gjithë Ballkani Perëndimor të ishte në “Shengenin e vogël” “, ka thënë Pendarovski.
Më tej presidenti maqedonas ka shtuar se një nismë e tillë duhet të përfshijë edhe Republikën e Kosovës.
“Nisma nuk i përfshinë gjashtë shtetet, kur them këtë nuk dua të ndërhyjë në raportet Beograd-Prishtinë, por mendoj që duhet gjetur një zgjidhje që Bosnja e Hercegovina dhe të tjerët t’i bashkohen kësaj iniciative. Vetëm në këtë mënyrë do të përfitojmë, pa e paragjykuar statusin e Kosovës”, ka thënë Pendarovski, teksa ka shtuar se çfarë vendosin Prishtina dhe Beogradi është punë e tyre./abcnews.al