“Gazin e regjistron për burg edhe për Mulin ka informacion”, Çupi: Berisha po përgatit ardhjen e Argitës. PD nuk ekziston si parti

schedule21:04 - 7 Tetor, 2024

schedule 21:04 - 7 Tetor, 2024

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione , përplasje e molotov. E nisur te Kryeministria, protesta u shoqërua edhe me përplasje të efektivëve me protestuesit. Si pasojë e hedhjes së molotovëve nga protestuesit, u raportua edhe për të lënduar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi, u shpreh se Partia Demokratike nuk ekziston më si parti, dhe është kthyer në një grup që “vendosin mina”.

Gjithashtu ai nënvizoi se Berisha po përgatit ardhjen e vajzës së tij, Argita Berishës.

“Fakti që nuk ishte orator sot, ishte për qëllimin se oratorja po vjen, ju nuk vleni. Gazin e regjistron për burg, një informacion tjetër e ka që muli do të shkojë në burg. E vetmja mbetet Argita Berisha. Ajo do të bëhet kryetare e një partie. Fantazma e Azemit është Gazi… PD nuk ekziston më si parti politike, janë këta që vënë mina, Të gjithë të keqen e kemi nga një parti. Këta nuk kanë lidhje me PD. Ishin një grup i vogël, ‘fajkoj’ që po luftojnë për punët e tyre”, u shpreh më tej Çupi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!