Partitë opozitare në Serbi kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sinisha Mali

schedule12:47 - 22 Nëntor, 2019

schedule 12:47 - 22 Nëntor, 2019

Partitë dhe lëvizjet opozitare në Serbi kërkojnë dorëheqjen e presiudentit Vuçiç dhe te kabinetit të tij. Kërkesa u bë pasi Universiteti i Beogradit konfirmoi se ministri i Financave kishte bërë plagjiaturë doktoratën e tij.

Pasi rektorja e  Universitetit në Beograd, Ivanka Popoviç, konfirmoi se Ministri i Financave Sinisa Mali kishte bërë plagjiaturë doktoraturën e tij dhe se hapat e ardhshëm do të çonin në anulimin e disertacionit të doktoraturës së tij, shumë parti dhe lëvizje opozitare kërkuan dorëheqjen e ministrit, si dhe të gjithë qeverisë.

Partia e Re po kërkon publikisht që Mali të japë menjëherë dorëheqjen dhe që e gjithë qeveria serbe, si dhe presidenti serb, të bëjnë të njëjtën gjë.

Presidenti i lëvizjes “Së bashku për Serbinë”, Nebojsa Zelenovic, i kërkoi kryetares së Parlamentit serb, Maja Gojkovic, të caktojë një seancë të jashtëzakonshme brenda 24 orëve, në mënyrë që Ministri i Financave Sinisa Mali të mund të shkarkohej.

Presidenti i Aleancës për Serbinë, Janko Veselinovic, deklaroi se “e vetmja mundësi është që Mali dhe e gjithë qeveria të japin dorëheqjen”.

Presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Sergej Trifunovic, vlerësoi se vendimi i Komitetit të Etikës së Universitetit të Beogradit ishte përgjigja institucionale “më e fortë dhe më e rëndësishme” ndaj “rënies morale që ka përfshirë të gjitha segmentet e shoqërisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!