Vrasja e 65 vjeçarit, për muzikën e lartë/ Viktima në zi për të bijën, i kërkoi shokut të ulte volumin

schedule11:23 - 7 Tetor, 2024

schedule 11:23 - 7 Tetor, 2024

Gëzim Bizoni, 65 vjeç u vra në oborrin e banesës së tij , mbrëmjen e së dielën në Sarandë.

Autor i krimit të rënd dyshohet të jetë shoku i tij, 42 vjeçari Admir Beqiri, me precedentë të mëparshëm penal.

Viktima i divorcuar, prej një viti kishte ndarë banesën e tij në dy pjesë, dhe kishte marrë Admir Beqirin të jetonte aty.

Sipas asaj që pohojnë jashtë kamerave fqinjët, autori dhe viktima kishin debate javët e fundit. 65 vjecari po i kërkonte mikut të tij të largohej nga banesa, ndërsa ditën e djeshme në gjendje te alkolizuar Beqiri refuzonte të ulte volumin e muzikës , ndërkohe që Gezim Bizoni ishtë në zi për vdekjen e të bijës.

Gjatë konfliktit me tone të ashpra, Admir Beqiri e ka qelluar viktimën në fytyrë me shishe qelqi , duke e lënë të vdekur në vend, dhe duke vazhduar ta dhunonte edhe pasi 65 vjeçari kishte humbur jetën.

Në momentin e krimit në vendngjarje është ndodhur edhe e dashura e 42 vjecarit, e cila është larguar me nxitim ndërsa pak minuta më vonë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Trupi i pajetë i Gëzim Bizonit ndodhet për ekspertizë pranë institutit të mjekësisë ligjore./abcnews.al