Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore

schedule08:40 - 7 Tetor, 2024

schedule 08:40 - 7 Tetor, 2024

Ka nisur në të gjitha universitetet viti i ri akademik 2024-2025. Janë mbi 20 mijë studentë të cilët do të ulen për herë të parë në auditorë. Ky numër pothuajse është i njëjtë me atë të një viti më parë.

Vitin e ri akademik e uroi edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

“Së bashku me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që hyjnë këtë vit në vit të parë dhe me shokët e tyre që tashmë kanë nisur universitetin, dua t’ju uroj suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët nisin sot këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre. Gjithashtu, dua të uroj stafin akademik dhe prindërit për rrugëtimin që nisin sot fëmijët tanë”, u shpreh ministrja nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Këtë vit, degët më të preferuara nga studentët kanë qenë ato të teknologjisë dhe informacionit dhe të shkencave të natyrës. Edhe degët e ekonomikut dhe juridikut kanë ruajtur të njëjtën tendencë.

“E njëjta tendencë me vitin e shkuar. Po kaq ka qenë numri i të rinjve që janë ulur vjet në auditore. Ndryshe nga vjet, degët më të pëlqyera kanë mbajtur vendin e parë degët e teknologjisë dhe informacionit, ndjekur nga shkencat mjekësore. Sipas specialitëve, të dy këto programe studime, çdo vit kanë një rokadë, duke ia lënë vendin njëra-tjetrës. Ata që kanë ruajtur të njëjtën tendencë janë deget e ekonomikut dhe juridikut.”, raporton gazetarja Ajgena Korbi.

/abcnews.al