Ky është 42 vjeçari Admir Ferik Beqiri, i cili goditi me shishe qelqi 65 vjeçarin Gëzim Bizioni në fshatin Gjashtë të Sarandës. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së 65 vjeçarit pas një sherri për motive të dobëta.
Admir Beqiri njihet ndryshe edhe si Miri i Safos dhe rezulton me precedentë penalë. Sipas informacioneve, 65 vjeçari ishte me mik me autorin dhe e mbante prej një viti në shtëpinë e tij.
Së fundmi, ai i kishte kërkuar që të largohej për shkak të problemeve që kishte me alkoolin. Sipas policisë, autori dyshohet se ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja./abcnews.al