Një punonjëse policie në Kurbin është arrestuar pasi aksidentoi një këmbësor, i cili ndërroi jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Autostradë, ku 43 vjeçarja Florinda Zvangu, e cila ka qenë jashtë orarit të punës, ka përplasur një 51 vjeçar, i cili u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mbijetoi.
Grupi hetimor dhe specialistët e AMP të rajoni Lezhë-Shkodë, kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal./abcnews.al