Serie A/ “Verdhekuqtë” zhgënjejnë në transfertë, Roma e Monza ndajnë pikët në “Brianteo”

schedule20:36 - 6 Tetor, 2024

schedule 20:36 - 6 Tetor, 2024

Priteshin ndryshime të mëdha në rezultate me ardhjen e teknikut Ivan Juric, mirëpo duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Pas humbjes ndaj Elfsborg në UEFA Europa League, Roma ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes, teksa është ndalur në barazimin 1-1, në transfertën e “Brianteo”, përballë skuadrës së Monza, në sfidën e javës së shtatë të Serie A.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, teksa ishte fillimisht “bomberi” ukrainas, Artem Dovbyk, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 61’-të, për të vijuar më pas me golin e sulmuesit portugez Dany Mota, i cili vulosi takimin në barazim, vetëm nëntë minuta më pas, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fundin e sfidës.

Falë këtij rezultati, Roma ngjitet në vendin e nëntë të tabelës, teksa ka grumbulluar deri më tani 10 pikë, ndërsa Monza mbetet në vendin e parafundit, të 19-të, me vetëm 4 pikë. /i.m /abcnews.al