VIDEO/ Batohet trajleri në Thumanë, shoferi shpëton pa lëndime

schedule20:29 - 6 Tetor, 2024

schedule 20:29 - 6 Tetor, 2024

Një mjet i tonazhit të rëndë, i ngarkuar me çimento, është batuar pranë vendit të quajtur kryqëzimi i Thumanës. Fatmirësisht drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së Krujës për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Drejtuesi ka pohuar se një autoveturë i ka prerë rrugën trajlerit, më pas ai ka manovruar për t’iu shmangur ndonjë aksidenti më të rëndë./abcnews.al