Investimi në Sazan, propozim i Kushner/ WSJ: Aventura e shkëlqyer e Jared dhe Ivanka. Çifti e planifikoi pasi vizitoi Shqipërinë

schedule19:28 - 6 Tetor, 2024

schedule 19:28 - 6 Tetor, 2024

E përditshmja Amerikane Wall Street Journal i ka dedikuar një artikull planit të Jared Kushner për të investuar në bregdetin shqiptar, duke i vënë si titull këtij shkrimi “Aventuara e shkëlqyer e Jared dhe Ivanka”.

Wall Steet Journal ka zbuluar disa detaje interesante mbi planin e dhëndrrit të ish presidentit Donald Trump sa i përket frymëzimit të tij fillestar për të investuar në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec si dhe dhe takimiit të tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sipas të përditshmes amerikane, çifti Jared Ivanka u mahnitën me bukuritë natyrore të jugut të Shqipërisë përgjatë pushimeve të tyre vitin e shkuar ftuan për një darkë kryeministrin Edi Rama në jahtin e tyre luksoz.

Propozimi i parë i planit të investimit ndodhi disa muaj më vonë, gjatë një takimi që Jared Kushner pati me kryeministrin shqiptar në Forumit Ekonomik Botëror të Davos në Zvicer.

Sipas Wall Street Journal, Kushner kishte pyetur Edi Ramen për mundësitë e një investimi nga kompanitë e tij në Shqipëri dhe kishte marre më pas edhe atë që media amerikane e quan “bekimin e kryeministrit”.

Në një prononcim per ëall Street Journal, Kushner ka thënë se nuk e di nëse rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë do ta ndihmojë atë apo do ti prishte punë, duke shtuar se paragjykimet ndaj tij vetëm do të shtoheshin.

Plani i Jared Kushner për Sazanin është një projekt me vlerë 1 miliardë dollarë, ndërsa negociatat me qeverinë shqiptare vijojnë.

Shqipëria nuk është vendi i vetëm në Ballkan ku dhëndri i ish-presidentit amerikan kërkon të investojë, pasi një tjetër projekt miliona dollarësh po diskutohet të investohet edhe në Serbi, duke e bërë kështu Ballkanin një zonë të kërkuar nga investitorët e huaj./abcnews.al