“Kuqezinjtë” vijnë të hënën/ Kombëtarja fillon përgatitjet për Ligën e Kombeve, kapiteni Gjimshiti mbetet në dyshim deri në fund

schedule17:16 - 6 Tetor, 2024

schedule 17:16 - 6 Tetor, 2024

Kohë ka deri ditën e ndeshjes.

Për më tepër, “uqezinjtë” do të vazhdojnë të jenë të ngarkuar këtë fundjavë, ndaj edhe grumbullimi në “Shtëpinë e Futbollit” do të bëhet ngadalë.

Edhe pse trajneri Sylvinho e zbardhi që të premten listën e 24 futbollistëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ekipi do të jetë i bashkuar vetëm këtë të hënë, teksa sipas burimeve në stafin e ekipit përfaqësues, vetëm Mario Mitaj pritet të jetë që këtë të diel në Tiranë.

Disa lojtarë kanë qenë në fushë të shtunën, disa të tjerë të dielën, ndërsa shlodhja dhe udhëtimi kërkojnë kohën e vet.

Në dyshim gjithmonë mbetet kapiteni Berat Gjimshiti, pasi nuk ishte i grumbulluar tek Atalanta në ndeshjen e fundjavës në Serinë A kundër Genoa.

Mbrojtësi i qendrës ka qenë i dëmtuar që në mesjavë, dhe pritet që mjekët e kombëtares të bisedojnë me ata të klubit nga Bergamo për të parë nëse Gjimshiti mund të jetë në ekip këtë herë apo jo.

Ai mungoi ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë në shtator, sërish për lëndim.

Broja dhe Manaj nuk luajnë kundër Çekisë dhe gjeorgjanëve, përkatësisht në 11 e 14 tetor, sepse nuk janë riaftësuar dot në kohë, ndërkaq Sylvinho ka thirrur për herë të parë mesfushorin ofensiv, Adrion Pajaziti, ka rikthyer Muçin, dhe Daku vjen nga dëmtimi, ndërsa mesfushori Medon Berisha mungon i lënduar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!