Netanyahu po dobëson “demokratët”? Biden: Nuk kam dijeni për diçka të tillë

schedule23:25 - 4 Tetor, 2024

schedule 23:25 - 4 Tetor, 2024

Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Amerikan Joe Biden foli mbi influencën e tij mbi kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu dhe situatën e luftës në Lindjen e Mesme.

Teksa tha se Washingtoni dhe Tel Avivi janë në komunikim të vazhdueshëm për të gjetur opsionin më të mire të Hakmarrjes, Joe Biden u pyet nëse Benjamin Netanyahu po mban peng armëpushimin në Lindjen e Mesme për t’I prishur punën administratës demokrate në zgjedhjet e nëntorit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj duke thënë se nuk ka dijeni për dicka të tillë, ndërsa shtoi se asnjë administrate nuk  e ka ndihmuar Izraelin saç ka bërë administrata e tij.

“Asnjë administrate nuk e ka ndihmuar Izraelin aq sa administrate Biden. Asnjë prej tyre dhe Bibi do duhet ta kujtojë diçka të tillë.  Dhe sa i përket faktit se a po përpiqet ai të ndërhyjë në zgjedhje … epo unë nuk e di diçka të tillë. Nuk e kam llogaritur këtë fakt.”

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ripërsëriti se nuk do të ishte zgjidhja e duhur  që Izrali të hakmerrej ndaj Iranit duke goditur bazat e tyre të naftës apo bazat ku ruhen armët bërthamore. Washingtoni ka qënë mbështetësi kryesor I Tel Avivit në luftën kundër grupeve militante të mbështetura nga Irani.

Këtë të premte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan 15 baza të rebelëve Huthi në kryqytetin e Jemenit, një grup militantësh ky I mbështetur nga Irani njësoj sic janë Hamas apo edhe Hezbollah.

Washingtoni u hakmor mbi sulmet e vazhdueshme që rebelët Huthi të Jemenit kanë kryer në detin e Kuq duke ndërlikuar tregtinë botërore me bombardimet e tyre ndaj anijeve të ndryshme tregtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!