Makina përplas për vdekje këmbësorin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

schedule19:32 - 4 Tetor, 2024

schedule 19:32 - 4 Tetor, 2024

Një 40 vjeçar, i identifikuar si Florant Palla, është gjetur pa shenja jete këtë të premte në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës”. Sipas policisë, nga hetimet dhe këqyrja e trupit, dyshohet se 40 vjeçari është aksidentuar me një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar 40 vjeçarin.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij./abcnews.al