Ish-kunata e Miley Cyrus: “Liam meriton dikë tjetër!”

schedule10:54 - 22 Nëntor, 2019

schedule 10:54 - 22 Nëntor, 2019

Elsa Pataky, ka folur hapur për lidhjen e aktorit dhe është shprehur se ai meriton shumë herë më tepër sesa një vajzë si Miley Cyrus.

Modelja spanjolle, e cila është e martuar me vëllain e madh të Liamit, Chris Hemsworth, theu heshtjen për ndarjen gjatë një konference për shtyp në Madrid këtë javë.

“Kunati im, epo … pas një marrëdhënie që i ka kushtuar 10 vjet është disi i mërzitur, por ai po e përballon mirë, është një djalë i fortë dhe meriton më të mirën”, tha ajo, sipas revistës “Hola!”.

“Mendoj që meriton shumë herë më mirë”, shtoi ajo.

Duke folur për marrëdhënien e Liam me bashkëshortin e saj, ajo vazhdoi: “Gjithmonë gjen mbështetje në familje, dhe ai është bashkuar me Chris, i cili është aty për t’i dhënë gjithë forcën që i duhej”.

Ky reagim ishte një veprim i befasishëm nga Elsa, i cili ka qenë mike e ngushtë me Miley-n, 26 vjeç, gjatë marrëdhënies 10-vjeçare të yllit të muzikës pop me Liam, 29 vjeç.

Ato madje bënë tatuazhe të ngjashmë si një kujtim për miqësinë e tyre.

Miley dhe Elsa shpesh kalonin kohë së bashku në Australi, ku familja Hemsworths zotëron disa prona.

Kunatat postonin foto bashkë në Instagram, dhe u duk se kishin një lidhje të ngushtë pavarësisht nga diferenca 17-vjeçare në moshë.

Por mesa duket mërzitja që kaloi  Liam mbas ndarjes  dhe lidhjet e menjëhershmë të saj që mbas ndarjes me Liam shkaktuan një reagim të tillë nga Elsa./abcnews.al