Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore spanjolle, vdes piloti

schedule15:50 - 4 Tetor, 2024

schedule 15:50 - 4 Tetor, 2024

Forcat Ajrore Spanjolle njoftuan sot se një avion luftarak F-18 u rrëzua pranë qytetit verilindor të Teruelit, duke vrarë pilotin. Avioni po kryente një fluturim stërvitor, ndërsa burimet bëjnë të ditur se piloti nuk ka pasur kohë për të aktivizuar sistemin e lëshimit.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e tij ”, tha Ministria e Mbrojtjes në një postim.

Komisioni Spanjoll për Hetimin Teknik të Aksidenteve Ajrore (CITAAM) do të nisë një hetim për shkaqet e rrëzimit, ndërsa avioni ishte pjesë e Wing 12, një njësi luftarake me bazë në rajonin e Madridit./abcnews.al