Të fshehura në një fushë me misër, policia greke asgjësoi 8300 bimë kanabis

schedule11:15 - 4 Tetor, 2024

schedule 11:15 - 4 Tetor, 2024

Policia greke njoftoi këtë të premte se arrestoi pronarin e një ferme dhe asgjësoi më shumë se 8300 bimë kanabisi të kultivuara ilegalisht, të cilat u zbuluan në një fushë me misër në Greqinë qendrore. Është një nga sasitë më të mëdha të bimës që është gjetur ndonjëherë në vend.

Policia thotë se disa nga bimët e kanabisit ishin deri në 3.5 metra të larta dhe rrënjët e tyre ishin të ngatërruara në misër, shkruan Reuters. Bëhet e ditur se 44-vjeçari pronari i fermës u arrestua me akuzën e kultivimit të paligjshëm të kanabisit dhe trafikut të drogës si pjesë e një grupi kriminal.

Autoritetet vlerësuan, bazuar në numrin e bimëve të kanabisit, se grupi synonte të bënte një fitim të paligjshëm prej 15 milionë eurosh. Greqia legalizoi kanabisin për përdorim mjekësor në vitin 2017 dhe hoqi ndalimin e kultivimit dhe prodhimit të tij një vit më vonë.

Posedimi, prodhimi dhe shitja e kanabisit për qëllime rekreative mbeten ende të paligjshme./abcnews.al