Përballjet e tetorit/ Sylvinho shpjegon listën: Besoj tek mundësitë që u jepen lojtarëve, jo te eksperimentet

schedule11:05 - 4 Tetor, 2024

schedule 11:05 - 4 Tetor, 2024

TIRANË- Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Sylvinho, mbajti një konferencë për mediat pas publikimit të listës së futbollistëve për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

 I pyetur për grumbullimin e Amir Abrashit, trajneri tha se ai është një lojtar që i duhet kombëtares. Trajneri kuqezi shtoi se kur Abrashi futet në fushë jep maksimumin për ekipin.

“Abrashi është lojtari që ka çfarë jep, kam 100 për qind besim te ai, është lojtari që nëse hyn në fushë jep 100 për qind”, tha ai.

Ai shtoi se Qazim Laçi është një prej zgjedhjeve, i cili në rast nevoje mund të luajë në pozicionin e Kristjan Asllanit. Tekniku shtoi se ai beson tek mundësitë që mund t’u jepen lojërave dhe jo tek eksperimentet.

“Sa i takon Asanit, deri më tani Laçi mund të jetë përshtatur në pozicionin e tij dhe unë besoj tek mundësitë që mund t’u jepen lojtarëve dhe jo në eksperimente”, tha ai.

Kombëtarja luan ndeshjet e dyta në Ligën e Kombeve, përballë Çekisë me 11 tetor dhe Gjeorgjisë me 14 tetor, të dyja sfidat në transfertë.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor.

Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë./abcnews.al