Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmur në detyrë prokurorin e Apelit në Vlorë, Kleanthi Zeka.
Prokurori ka kaluar kështu me sukses procesin e vettingut.
Gazetarja Glidona Daci bën të titur për abcnews.al se subjekti i rivlerësimit rezultoi i pastër në të tri kritetet, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftesitë profesionale.
Trupa gjyqësore që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Zeka përbëhej nga Etleda Çiftja, kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Roland Ilia anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.
Prokurori i Apelit të Vlorës, në seancën dëgjimore u përball me probleme të vogla të pasurisë dhe u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin. Ai pretendoi se problemet lidheshin me harresën dhe mosnjohjen e formularëve të deklarimit./abcnews.al