Izraeli u bëri thirrje banorëve të 20 qyteteve që të lënë shtëpitë e tyre në Libanin jugor

schedule18:39 - 3 Tetor, 2024

schedule 18:39 - 3 Tetor, 2024

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të më shumë se 20 qyteteve në Libanin jugor që të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, pasi vazhdon të sulmojë Hezbollahun.

Paralajmërimi vlen edhe për kryeqytetin e provincës Nabatieh, shkruan Reuters.

Izraeli, i cili ka luftuar Hamasin në Gaza për gati një vit, dërgoi trupat e tij në Libanin jugor pas dy javësh sulmesh ajrore intensive.

Tel Avivi thotë se operacionet e tij në Liban kanë për qëllim lejimin e dhjetëra mijëra qytetarëve të tij të zhvendosur nga bombardimet e Hezbollahut gjatë luftës në Gaza të kthehen të sigurt në shtëpi.

Më shumë se 1.2 milionë libanezë janë zhvendosur nga sulmet izraelite, tha qeveria libaneze.

Ushtria libaneze njoftoi se këtë të enjte se dy ushtarë u vranë në sulmet izraelite në incidente të veçanta në Libanin jugor, njëri në një sulm ndaj një poste ushtarake dhe tjetri në një sulm ndaj një misioni të Kryqit të Kuq libanez./abcnews.al