Shpërthimet pranë ambasadës izraelite në Danimarkë, arrestohen tre persona

schedule15:32 - 2 Tetor, 2024

schedule 15:32 - 2 Tetor, 2024

Tre persona janë arrestuar në lidhje me dy shpërthimet që ndodhën mbrëmjen e së martës pranë ambasadës izraelite në periferi të Kopenhagen, njoftoi policia daneze.

“Dy burra u arrestuan në një tren në Stacionin Qendror të Kopenhagen. Përveç kësaj, më herët sot ne arrestuam një burrë diku tjetër në Kopenhagë,”, njoftoi policia.

Nga shpërthimet nuk pati të lënduar.

“Është e qartë se ambasada izraelite është shumë afër dhe ky është sigurisht gjithashtu një fakt që ne po shqyrtojmë”, shtoi policia./abcnews.al