Dënimi i Salianjit/ Avokati Kara: Ka pasur bindje që përgjimi ishte i montuar. Dhuna e opozitës? Berisha kërkon destabilitet

schedule23:47 - 1 Tetor, 2024

schedule 23:47 - 1 Tetor, 2024

Avokati Romeo Kara thotë se ka pasur një bindje që në fillim se përgjimi për të cilin Ervin Salianji, pretendonte se kishte të bënte me vëllanë e ish ministrit Fatmir Xhafaj, ishte i montuar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se për dënimin e Salianjit, duhet parë vendimi i arsyetuar i gjykatës.

Ndër të tjera, Kara deklaroi se dhuna e opozitës në Kuvend, vjen pasi Sali Berisha kërkon destabilitet.

“Kallëzimi duhet të jetë, duhet të respektojë formën e tij, të realizohet në prokurori, apo në komisariatet e policisë. Do jetë pjesa e dytë e normës, kur prodhon prova të rreme, me qëllim që të bëhet ndjekje penale. Te arsyetimi i vendimit, duhet të jetë kjo pjesë. Dënimin e ka nga gjobë, në 5 vjet burg. Mendoj, politikisht vlerësoj një lloj ngritje të këtij deputeti, ka qenë protagonist. Ka bindje që nuk ishte zëri i vëllait të ish ministrit të rendit. Ka pasur një bindje që është e tillë. Nuk e kemi lexuar vendimin, për të parë të gjithë arsyetimin.

Mendoj që është e trupshme të ngresh dorë ndaj një femre. Po nuk patëm edhe këtë herë një zbatim të drejtësisë, ajo është goditje për shkak të detyrës, mund të jetë edhe tentativë për vrasje. Për çfarë e goditi, për t’u përkëdhelur? Vepra penale, aty është e rëndë. Tejkaluan çdo normë. Berisha respekton vetëm standardin që i leverdis atij.”, theksoi ai./abcnews.al