“Izraeli po shkatërron strukturat e Iranit në Lindjen e Mesme”, Krisafi: Irani s’ka kapacitet të përballet ushtarakisht me të

schedule16:40 - 1 Tetor, 2024

schedule 16:40 - 1 Tetor, 2024

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se Irani nuk ka kapacitet ushtarak që të luftojë me Izraelin. Ky koment erdhi pas pyetjes së gazetarit Sali Doçi gjatë intervistës për emisionin “Faqja 4”, ku ai tha se Izraeli po çmonton grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme.

Duke komentuar paralajmërimin e SHBA se Irani po përgatitet për një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit, ai tha se sulmi mund të jetë i ngjashëm me atë të prillit dhe se s’do të ketë ndikim të rëndësishëm.

“Ajo që është duke ndodhur është pjesë e luftës së tërthortë së Izraelit dhe Iranit. Izraeli po mundohet të shkatërrojë të gjithë strukturën që ka ndërtuar Irani në Lindjen e Mesme. E para, ishte Hamasi që është kthyer në grupe të vogla guerile që luftojnë në Gaza. E dyta, Hezbollahu që është shpartalluar po jo shkatërruar. Izraeli ka goditur ditët e fundit edhe rebelët Houthi në Jemen, Izraeli është duke çmontuar të gjithë strukturën në Lindjen e Mesme. Çfarë do të bëjë Irani? Ka disa probleme për ndërhyrjen direkte të Iranit. E para është çështje gjeografike. Raketat balistike duan disa minuta të shkojnë në Izrael.

Problemi që ka Irani është çështje distance. E dyta është se Irani nuk e ka kapacitetin ushtarak të përballojë një luftë me Izraelin dhe SHBA që qëndron pas Izraelit. Irani e pa të pamundur të përballojë ushtarakisht Izraelin. Ky është moment i artë për Izraelin, e përmendi Netanyahu ku iu drejtuar popullit Iranian ku ndryshimi regjimit iranian mund të vijë shumë shpejt. Mund të tentojë të godasë drejtpërdrejt edhe Iranin. Synimi kryesor është programi bërthamor iranian. Nëse Irani bën një sulm me raketa balistike, mund ta shoh më shumë të ngjashëm me sulmin në prill për të treguar se mbështet Hezbollahun por vështirë të ketë efekt të drejtpërdrejtë në Izrael.”, u shpreh eksperti Krisafi./abcnews.al