“Turizmi dhe ndërtimi, shtyllat kryesore”, Sejdarasi: Treguesit janë më të lartë, ekonomia është në ditët më të mira

schedule14:30 - 1 Tetor, 2024

schedule 14:30 - 1 Tetor, 2024

Bizneset dhe konsumatorët kanë pritshmëri optimiste për të ardhmen. Sipas treguesit të ndjesisë ekonomike gjatë muajit shtator treguesi  i  ndjesisë  ekonomike  u  rrit  me  0.6  pikë. Industria, ndërtimi dhe shërbimet tregojnë rritje të qëndrueshme.

Lidhur me këtë ka diskutuar në “Money Report”, eksperti i ekonomisë  dhe drejtuesi i emisionit “Sheshi i Dollarit”, Bardhi Sejdarasi.

Ai ka deklaruar se shtyllat e ekonomisë janë pikërisht turizmi dhe ndërtimi. Sipas ekspertit, INSTAT ka ndryshuar metodologjinë e rritjes së treguesve sepse tani ka një metodologji të re që përdoren në vende të ndryshme të botës.

“Instat ka ndryshuar metodologjinë e rritjes së treguesve sepse tani ka një metodologji të re që përdoren në vende të ndryshme të botës.

Dy sektorët kryesorë që është ndërtimi dhe sektori i shërbimeve, kur flas për turizmin, flas dhe për aksesorët e tij. Ishin të pritshme, sepse do të ketë një fluks turistësh. Madje, vetëm në muajin maj kemi 1 milionë turistë. Ne vazhdimisht e kemi thënë që kemi një shtrirje kohore, nuk e kemi turizmin në muaj të caktuar, por në shumë muaj të vitit. Po ndërtimi është i rëndësishëm dhe madje, ai zë vendin e parë në treguesit e rritjes ekonomike.

Qeveria ka pasur një parashikim më të ulët, BERZH ka pasur një tjetër parashikim, por që ka ndryshuar. Institucionet kanë bërë parashikimet e tyre, por pozitive është që kemi trend rritës, ekonomia është në ditë të mira.

Në përgjithësi në teorinë ekonomike, rritja ekonomike nuk ka lidhje me qytetarët, nuk ka lidhje me  ata që jetojnë në një vend. Sepse ne kemi një tregues tjetër të mirëqënies ekonomike dhe ky është ai që i afrohet rritjes së të ardhurave. Kemi parasysh që është promovuar rritja e pagave dhe ka filluar rritja e pagave në sektorin publik. E para, ka qene efekti psikologjik. E dyta, me rritjen e pagave, ne kemi parë ndjeshmërinë që mund të kishte sektori privat dhe ndikimi është dhënë, duke i rritur pagat nga 8 deri në 80 përqind pa pasur ndonjë sinjal tjetër”, u shpreh Sejdarasi./abcnews.al