Si shkak i protestave të vazhdueshme, qeveria e Iranit ka vendosur të ndërpresë internetin duke menduar se në këtë mënyrë do të ndëshkohen qytetarët. Ndërprerja e internetit në Iran ka hyrë në ditën e pestë.
Qeveria vendosi të ndëshkojë qytetarët pas shpërthimit të protestave në shumë qytete. Manifestimet po bëhen për rritjen e çmimeve të karburantit me të paktën 50%.
Ndërprerjet e internetit “u rritën” për të krijuar një mbyllje thuajse totale në shumë qytete në orët e para të së shtunës, treguan të dhënat e NetBlock.
Hartimi i të dhënave nga firma e teknologjisë amerikane Oracle gjithashtu tregoi një rënie të ndjeshme të internetit në vend.
Agjencitë shtetërore iraniane të lajmeve raportuan se autoritetet po rivendosin gradualisht lidhjen me internetin në disa rajone, përfshirë provincën jugore të Hormozgan-ut kur ndodhet porti kryesor ai i Bandar Abbasit.
Duke folur përpara gazetarëve në Teheran sekretari i Këshillit Suprem për Qasjen në Internet Abolhsan Firouzabadi tha se së shpejti autoritetet do të merrnin një vendim nëse do të rikthejnë apo jo internetin, ndërprerja e të cilit i shkaktoi dëme të mëtejshme një ekonomie tashmë të dobësuar nga sanksionet amerikane dhe korrupsioni qeveritar. Ai tha se shpreson që ndërprerja të përfundojë “brenda dy ditëve të ardhshme”.
/abcnews.al