TIRANË- Pas kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së hënës, Policia ka dorëzuar dosjen në SPAK për 23 deputetët të PD-së dhe opozitës, të cilët ishin protagonistë në kryerjen e akteve vandale.
Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka akuzohet për veprat “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi akuzohet për veprën “Goditjet për shkak të detyrës”.
Deputeti Bledion Nallbati akuzohet për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Deputetët e tjerë opozitarë, të akuzuar për veprën “Shkatërrimin e pronës”:
Dhurata Çupi
Flamur Hoxha
Xhelal Mziu
Lefter Geshtenja
Agron Gjekmarkaj
Ina Zhupa
Lindita Mataliaj
Dashnor Sula
Luan Baçi
Lodovik Hasani
Asllan Dogjani
Elidon Bushati
Erisa Xhixho
Sorina Koti
Sajmir Korreshi
Edmond Spaho
Kasem Mahmutaj
vangjel Dule
Monika Kryemadhi
Isuf Celaj.
Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta. Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.