Kompanitë në Gjermani presin produktivitet më të lartë falë Inteligjencës Artificiale

schedule11:20 - 1 Tetor, 2024

schedule 11:20 - 1 Tetor, 2024

Shumica e kompanive gjermane, konkretisht 70 për qind, presin të arrijnë produktivitet më të lartë në të ardhmen falë Inteligjencës Artificiale (AI), është përfundimi i një raporti të publikuar këtë të martë nga Instituti për Kërkime Ekonomike IFO nga Mynihu.

Rezultati tregon se shumë kompani shohin potencialin në Inteligjencën Artificiale, komentoi kreu i kërkimit të IFO-së, Klaus Wollrabe.

Sipas tij, të gjitha kompanitë do të duhet të konsiderojnë nëse dhe si mund të përdorin AI në punën e tyre.

Kompanitë gjermane presin që produktiviteti i tyre në pesë vitet e ardhshme të rritet mesatarisht nga tetë deri në 16 për qind falë inteligjencës artificiale.

Ofruesit e shërbimeve kanë pritshmëri veçanërisht të larta, të cilët parashikojnë se produktiviteti i tyre do të rritet me 10.2 në 20.9 për qind në pesë vitet e ardhshme për shkak të AI, si dhe në tregti – me 9.1 deri në 23 për qind.

Pritshmëritë më të ulëta janë të pranishme në ndërtim, ku pritet rritje e produktivitetit prej 8.2 deri në 14.8 për qind, që është në përputhje me përdorimin relativisht modest të Inteligjencës Artificiale në atë sektor.

Gama e këtyre pritshmërive tregon se kompanitë nuk janë të sigurta saktësisht se si AI do të ndikojë në biznesin e tyre, përfundon Wollrabe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!