Mbështetja për fermerët, nisin aplikimet/ Denaj: 1.5 miliardë lekë për investime, kryesisht në serra diellore

schedule18:29 - 30 Shtator, 2024

schedule 18:29 - 30 Shtator, 2024

Hapen aplikimet për subvencionet e fermerëve. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj  se mbështetja do të shkojë kryesisht për ndërtimin e serrave diellore, mekanikë bujqësore si dhe akuakulturë.

Në dispozicion të fermerëve janë vendosur 1.5 miliardë lekë. Kusht për të aplikuar është që fermerët apo grupet e fermerëve  të jenë të regjistruar dhe të kenë NIPT.

Aplikimet do të jenë të hapura për një muaj e gjysmë për të vijuar më pas me përzgjedhjen e atyre që plotësojnë kriteret.

Fermerët që janë në gjendje që të aplikojnë vetë mund të paraqiten pranë pikave agro të drejtorive rajonale për të marrë shpjegimin e duhur./abcnews.al