“Luftëtarët e Hezbollahut janë të përgatitur për t’u përballur me çdo pushtim tokësor izraelit në Liban”.
Kështu u shpreh të hënën nënkryetari i grupit Naim Qassem në fjalimin e tij të parë publik që kur sulmet ajrore izraelite vranë shefin e tij veteran Hassan Nasrallah javën e kaluar.
“Izraeli nuk do t’i arrijë qëllimet e tij, tha ai, shkruan Reuters.
“Ne do të përballemi me çdo mundësi dhe jemi gati nëse izraelitët vendosin të hyjnë nga toka dhe forcat e rezistencës janë gati për një angazhim tokësor,” shtoi Qassem.