Premier League/ Aston Villa “ngec” në transfertë, Ipswich i rrëmben një pikë skuadrës së Unai Emery

schedule17:36 - 29 Shtator, 2024

schedule 17:36 - 29 Shtator, 2024

Kërkohej një fitore, ama nuk në fund u mjaftuan me vetëm një pikë në transfertën e Ipsëich Toën.

Skuadra e Aston Villa ngeci në barazimin në javën e gjashtë të Premier League, teksa në fushën e “Portman Road” i fiksuan shifrat në 2-2 përballë të sapongjiturve në elitën angleze, duke mos arritur dot të zënë një vend në kreun e tabelës.

Të parët e morën avantazhin vendasit e Ipsiwch Town, me sulmuesin anglez Liam Delap që tundi rrjetën e Martinez që në minutën e 8’-të, mirëpo pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm 7 minuta më vonë “fantazisti” Morgan Rogers barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në të 32’-tën, Olli Ëatkins dyfishoi shifrat për avantazhin e përkohshëm.

Kundërpërgjigja e fundit e vendasve do të vinte në minutën e 72’-të, ku sërish Liam Delap dërgon topin në rrjetën e Martinez, për të “vulosur” rezultatin në 2-2.

Falë këtij rezultati skuadra e Aston Villa qëndron në vendin e pestë të tabelës, me 13 pikë, po aq sa Chelsea i vendit të katërt, ndërsa skuadra e Ipswich mbetet në vendin e 15-të, me 4 pikë, në kërkim të fitores së parë në elitë. /i.m /abcnews.al