Konflikti Izrael Hezbollah, Shtëpia e Bardhë: Lufta gjithëpërfshirëse nuk zgjidh problemet

schedule16:18 - 29 Shtator, 2024

schedule 16:18 - 29 Shtator, 2024

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se zhvillimi i një lufte gjithëpërfshirëse me Hezbollahun ose Iranin nuk është zgjidha e duhur, dhe se sipas tij nuk do t’i kthejë izraelitët të sigurt në shtëpitë e tyre në veri të vendit.

Kirby tha për CNN se Shtetet e Bashkuara po vazhdonin të bisedonin me Izraelin për të ndjekur hapat e duhur për të ardhmen në Liban.

Ndërkohë, sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA ka rritur gatishmërinë e forcave shtesë që mund të vendosen në rajon.

/abcnews.al/