Bundesliga/ Leipzig bën “poker” ndaj Augsburg, Monchengladbach mund me një gol Union Berlin

schedule18:36 - 28 Shtator, 2024

schedule 18:36 - 28 Shtator, 2024

Pas fitores së madhe të Borussia Dortmund ndaj Bochum, mbrëmjen e së premtes, mesditën e kësaj të shtune skuadrat e Bundesliga kanë vijuar me programin e javës së pestë të këtij sezoni, ku në disa sfida pati edhe rezultate surprizë.

Kështu, në “Red Bull Arena”, “Demat” e Leipzig kanë mundur me rezultatin e thellë, 4-0 skuadrën e Augsburg, me fitoren e djemve të Marco Rose, që mund të thuhet se u vulos në pjesën e parë, pas dopietës së Benjamin Sesko, në minutat 11’ e 15’, për të vijuar më tej me golat e Openda dhe Xavi Simons.

Fitore të madhe arriti edhe skuadra e Borussia Monchengladbach, e cila mposhti minimalisht kryeqytetasit e Union Berlin, me shifrat 1-0, pas golit të minutës së 96’-të, të çekut, Tomas Cvancara.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Stuttgart barazoi 2-2 në fushën e Wolfsburg, Mainz u mund 0-2 në “shtëpi’ nga Heidenheim, ndërsa Freiburg u “shtang’ nga St. Pauli, me të sapongjiturit në Bundesliga, që triumfuan përballë elitarës me shifrat e thella, 3-0. /i.m /abcnews.al