Turistët e huaj kanë qëndruar më shumë ditë në Shqipëri për të pushuar. Kjo konfirmohet nga shifrat e publikuara nga Eurostat për periudhën janar-korrik 2024. Rezulton se në total turistët e huaj kanë qëndruar në vendin tonë përgjatë kësaj periudhe 3.8 milionë netë qëndrimi.
Ekonomia shqiptare ka përfituar 1.9 miliardë euro në 6 muajt e parë nga turizmi. Të ardhurat dhe shpenzimet nga shërbimet e udhëtimit u rritën respektivisht me rreth 25% dhe 27%, në terma vjetorë, ku rritja e numrit të udhëtarëve ka qenë faktori përcaktues, por në të njëjtën kohë shpenzimi ditor është vlerësuar në rritje
Ndërkohë që vetëm të huaj në janar-korrik janë regjistruar 6.3 milionë turistë të huaj në vendin tonë.
Shqipëria rezulton se ka lënë pas Malin e Zi e cila regjistron rreth 2.9 milionë netëqëndrime nga turistët e huaj dhe Maqedoninë e Veriut ku turistët kanë qëndruar vetëm 1.2 milionë netë për periudhën janar-korrik 2024.
Niveli më i lartë i kohës së qëndrimit është regjistruar në Qipro dhe më të ulëta në Poloni. Në tremujorin e dytë të vitit 2024, pati 780.1 milionë netë qëndrimi në akomodime turistike në të gjithë BE-në, një rritje e lehtë prej 0.2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023./abcnews.al