Izraeli: Lufta jonë është me Hezbollahun, jo me popullin libanez

schedule15:50 - 28 Shtator, 2024

schedule 15:50 - 28 Shtator, 2024

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Daniel Hagari ka mbajtur një fjalim televiziv pas konfirmimit të vdekjes të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Ai tha se Nasrallah u vra në një sulm “të saktë” të kryer të premten në Bejrut, duke e përshkruar atë si “ndër armiqtë më të mëdhenj të Izraelit”.

“Nasrallah ishte një nga armiqtë më të mëdhenj të Izraelit, të të gjitha kohërave. Ai përbënte një kërcënim për qytetarët izraelitë për dekada dhe eliminimi i tij e bën botën një vend më të sigurt”, u shpreh zëdhënësi.

“Nuk ka mbaruar, Hezbollahu ka më shumë aftësi,” tha Hagari, duke vënë në dukje se avionët luftarakë aktualisht po godasin grupin terrorist në të gjithë Libanin.

“Lufta jonë nuk është me popullin libanez, lufta jonë është me Hezbollahun”, shtoi ai./abcnews.al