Dita e Miklovanit nga fshati Kukaj i Dibrës nis me lindjen e diellit.
Që herët në mëngjes 35 vjeçari shkon në tokat e tij duke u kujdesuar për dhjetëra dynym të mbjella me pemë të ndryshme frutore.
Këtë muaj puna është përqendruar te plantacionet me mollë.
Është koha e vjeljes.
Miklovani tregon se përpiqet që prodhimi të jetë cilësor duke mos përdorur kimikate përveç atyre që mbrojnë frutat nga kalbja dhe insektet.
Prodhimi ndër vite ka qenë i mbarë por shqetësim për fermerin nga Dibra është mungesa e tregut dhe çmimi i lirë në shitje i frutave.
Një kilogram mollë thotë se e shet me 30 ose 40 lekë.
Ky është shqetësim edhe për banorë të tjerë të fshatit një pjesë e të cilëve kanë zgjedhur që t`i lënë tokat djerrë.
Fshatrat e Dibrës janë të njohur për prodhimin e mollëve dhe qershive cilësore, prodhim që shitet kryesisht në tregun vendas./abcnews.al