Eric Adams: Nuk do të jap dorëheqjen, jam i pafajshëm

schedule09:00 - 28 Shtator, 2024

schedule 09:00 - 28 Shtator, 2024

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams është deklaruar i pafajshëm për akuzat për ryshfet dhe financim të paligjshëm nga shtetasit turq.

Adams, 64 vjeç, bëri paraqitjen e tij të parë të premten në gjykatën federale të Manhatanit dhe tha jam i pafajshëm kur u pyet nga gjyqtarja Katharine Parker nëse i pranonte akuzat.

Avokati i tij, Aleks Spiro, tha javën e ardhshme se do të kërkojë rrëzimin e akuzave.

“Unë do të vazhdoj të bëj punën time si kryetar bashkie,” tha Adams në një konferencë shtypi që ai mbajti, duke hedhur poshtë thirrjet edhe nga brenda partisë së tij, Demokratët, që ai të largohej.

Aktakuza e lëshuar të enjten pretendon se diplomatët dhe biznesmenët turq i dhanë para Adams për fushatën e tij dhe dhurata që varionin nga qëndrimet në hotele luksoze deri në restorante të shtrenjta.

Në këmbim, në vitin 2021 Adams u bëri presion zyrtarëve të qytetit që të jepnin leje që konsullata e re 36-katëshe e Turqisë të hapej në qytet, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë e ndërtesës.

Nëse shpallet fajtor, kryebashkiaku mund të përballet me disa vite burg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!