Daja me “dhimbje koke”, Dinamo me mungesë të madhe në mbrojtje ndaj Vllaznisë 

schedule20:16 - 27 Shtator, 2024

schedule 20:16 - 27 Shtator, 2024

Me ardhjen e teknikut Ilir Daja në krye të stolit të tyre, duke se ka ndryshuar totalisht atmosfera te Dinamo, me “Nëndetëset”, që kanë siguruar një fitore e dy barazime në tre sfidat e para me strategun e njohur.

Mirëpo, diçka mund të ndryshojë në këtë javë të Superiores, me “Blutë” e Dinamo City që përballë tyre do të kenë “Kuqeblutë” e Vllaznië, në një sfidë tejet të vështirë, të shtunën në “Elbasan Arena”.

Shqetësim i madh për tekniku Ilir Daja mbetet mungesa në mbrojtje e “shtatlartit” Bruno Dita, me pikën kyçe të prapvijës “dinamovite” që kaë pësuar një dëmtim në këmbe në fitoren ndaj Teutës dhe nuk dihet ende se sa kohë do t’i duhet për t’u rikuperuar. /i.m /abcnews.al