Google na “vjedh” Vjosën/ Në hartën e Shqipërisë u zhduk emri shqip

schedule19:52 - 27 Shtator, 2024

schedule 19:52 - 27 Shtator, 2024

Aoos bëhet sërish Vjosa në google maps. Të premten emri që mban një prej lumenjve të fundit të egër në Europë  në territorin shqiptar u korrigjua.

Tashmë në hartën e motorit të kërkimit në internet shkruhet Vjosa siç njihet në Shqipëri dhe jo Aoos si në kilometrat e para të rrjedhës së tij në shtetin fqinj, siç  shënohej  më parë.

Korrigjimi sipas specialistëve të teknologjisë mund të ketë ardhur prej reagimit qytetarë në internet,  por mund të mos jetë përfundimtar.

“Në google maps  është një platforme që të jep mundësinë që të sugjerosh ndryshimin e një emri të caktuar sepse pretendohet që gjatë krijimit të hartave të caktuara  mund të jenë bërë dhe gabime prandaj është lënë ky si funksion.  Një nga mundësitë është që të jetë bërë një sugjerim nga një numër I lartë personash dhe automatikisht google maps pastaj ka marrë ka bërë  ndryshimin e këtij emri në  në hartat e veta. Ne pamë që kishim ndryshim nga Vjosa në Aoos  ditët e kaluar ndërsa sot shohim që është rikthyer emërtimi Vjosa , nuk është e thënë që asnjëri nga këto dy emra nuk është ai që mbetet”, është shprehur specialisti IT, Erion Demiri.

Sipas banorëve të zonës  prej muajsh  lumi në  google maps herë quhet Vjosa e herë Aoos.

Nëse dhe këtë herë  korrigjimi nga motori I kërkimit  do të jetë I përkohshëm specialistët e  teknologjisë thonë  se pranë google duhet të ndërhyjnë autoritetet.

“Persona ose institucione të kontaktojnë google maps  për të  zgjidhur problematikën e emërtimit. Një ndryshim i tillë në këto kohë pa vendim politik nuk ndodh rastësisht mendoj se ka qenë një sasi personash që kanë aplikuar sugjeruar  ndryshimin e emrit në google maps. Google se deklaron sa persona dhe a kryhet automatikisht apo mblidhen komisione për ta ndryshuar.”

Lumi Vjosa, i gjatë 270 kilometra që  rrjedh nga shpatet e mbuluara me pyje të maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë vitin e shkuar u shpall  Park Kombëtar kategoria e  II e zonave të mbrojtura mjedisore.   Nga  burimi i tij deri në grykëderdhje në det , duke përfshirë të gjitha degët, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!