Të paktën 3,661 njerëz janë vrarë që nga janari në Haiti, mesatarisht 13 në ditë, pasi vendi është shkatërruar nga dhuna e bandave, paralajmëroi OKB-ja në një raport sot, duke denoncuar mungesën e pajisjeve dhe personelit me të cilat po përballet misioni shumëkombësh i sigurisë .
Sipas shifrave të fundit të UNHCR-së, të paktën 3,661 njerëz janë vrarë që nga janari, “niveli më i lartë i dhunës i parë që nga viti 2023”.
President Ruto Announces Additional Police Deployment to Haiti Amid Escalating Violence pic.twitter.com/P3D9rFovkN
— Capital FM Kenya (@CapitalFMKenya) September 27, 2024
Raporti, i cili mbulon periudhën nga janari deri në qershor, thekson se të paktën 860 njerëz u vranë dhe 393 të tjerë u plagosën gjatë operacioneve dhe patrullimeve të policisë në Port-au-Prince, duke përfshirë të paktën 36 fëmijë.
Haiti ka vuajtur prej kohësh nga dhuna e bandave, por në muajt e fundit ajo është përshkallëzuar dhe përkeqësuar më tej krizën humanitare.
/abcnews.al