Protesta gjatë vizitës së Papa Françeskut në Luksemburg, arrestohet aktivistja për të drejtat e kafshëve

schedule12:14 - 27 Shtator, 2024

schedule 12:14 - 27 Shtator, 2024

Tre aktiviste të organizatës jofitimprurëse People for Ethical Treatment of Animals (PETA) u arrestuan pasi njëra prej tyre u hodh para automjetit të Papa Françeskut në Luksemburg për të protestuar për lidhjen e Vatikanit me ndeshjet me dema.

Incidenti ndodhi teksa një kolonë automjetesh, përfshirë atë të Papa Françeskut 87-vjeçar, po kalonte përmes Luksemburgut të enjten, kur një protestuese u hodh para automjetit të Papës.

Në një video të incidentit të publikuar nga PETA, si dhe në videot nga mediat lokale, aktivistja shihet duke mbajtur një pankartë dhe, siç raporton Politico, i thotë Papës “të ndalojë së torturuari demat”.

/abcnews.al