Inflacioni në Francë në shtator ra në 1.2 për qind, më i ulëti që nga korriku 2021

schedule11:30 - 27 Shtator, 2024

schedule 11:30 - 27 Shtator, 2024

Sipas të dhënave paraprake, norma vjetore e inflacionit në Francë ra në shtator nga 1,8 për qind e gushtit në 1,2 për qind dhe tani është më e ulëta që nga korriku 2021, njoftoi këtë të premte Instituti Kombëtar Francez i Statistikave dhe Kërkimeve Ekonomike (INSEE).

Sipas raportimeve, rënia e inflacionit është kryesisht për shkak të rënies prej 3.3 për qind të çmimeve të energjisë nga viti në vit, veçanërisht të derivateve të naftës.

Çmimet në sektorin e shërbimeve u rritën me 2.5 për qind nga viti në vit, duke u ngadalësuar nga tre për qind e gushtit, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me të njëjtin ritëm si muajin e kaluar, me 0.5 për qind nga viti në vit.

Në baza mujore, çmimet e gushtit në Francë ranë me 1.2 për qind, ritmi më i shpejtë që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar,.

Inflacioni francez i matur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (HICP) i përdorur nga Eurostat ra nga 2.2 përqind në 1.5 përqind nga viti në vit në shtator, gjithashtu më i ulëti që nga korriku 2021.

Banka e Francës parashikon që inflacioni në vend “pavarësisht kërcimeve dhe rënieve” do të bjerë në mënyrë të qëndrueshme në 1.9 për qind në vitin 2026./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!