Shteti i ri Bektashi/ Pastori Doçi: Asnjë arsye për t’u shqetësuar! Kulla: Autonominë bashkësitë fetare e kanë në Kushtetutë, s’ka shkelje

schedule20:24 - 26 Shtator, 2024

schedule 20:24 - 26 Shtator, 2024

Pastori Ylli Doçi në emisionin “Real Story” në ABC News foli për propozimin për krijimin e një shteti të ri Bektashi në Tiranë, duke theksuar se nuk ka aspak arsye për t’u shqetësuar.

Gjithashtu ai nënvizoi se nuk e priste aspak reagimin kundër nga ana e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

“Nuk është arsye për t’u shqetësuar. Nuk ka se si shteti shqiptar të lejojë një entitet të tillë që të jetë në kundërshtim me ligjet e veta. Nga këndvështrimi i myslimanëve bektashizmi është një derivat i tyre. Çështja nuk është për ta parë tek pikëpamja ideologjike, kemi një kuptim shoqëror që bektashizmi është komunitet  më vetë dhe i barabartë me komunitetet e tjera. Unë kam qenë kryetar i komuniteti Ungjillor. Komuniteti Kombëtar Bektashian është i barabartë me komunitetin kombëtar Ungjillor, qendra ndërkombëtare bektashiane është një entitetet që u shërben edhe bektashinjve jashtë”, tha ai.

Nga ana e tij, ish-kryetari i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla ndërsa foli për këtë çështje dhe zërat kundër, tha se nuk shkelet aspak Kushtetuta sepse sipas tij autonominë bashkësitë fetare e kanë të shkruar në Kushtetutë.

“Ne shqiptarët kemi pasur edhe kryeministër prift, pas  ’90 nëse do ishin çmendur klerikët siç u çmendën politikanët Shqipëria do ishte ndarë. Ne duhet të zbresim me këmbë në tokë . Historia para ’90 ne i shastisëm besimet fetare, i futëm nëpër burgje. Kryegjyshin e vranë brenda në kryegjyshatë e me radhë… Pas ’90 pati dy tentativa për të ngritur një shtet për besime fetare. Në ’98 , ajo Kushtetutë që u bë me ndihmën e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë, pikërisht për shkak të ekuilibrave delikat që pati Shqipëria, të bëhej një Kushtetutë që do i rezistonte kohës. Dhe shteti merr përsipër të zgjidhë marrëdhënie me besime fetare. Këtu nuk po shkelet Kushtetuta sepse autonominë bashkësitë fetare e kanë të shkruar në Kushtetutë. Në shkurt -2005, është votuar në Kuvend konkordati i parë që në bëmë në selinë e Shenjtë. Marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë i kemi rregulluar me marrëveshje…”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!